Moska ka treguar prioritetin e saj ballkanik, duke dërguar vaksinën  anti-Covid jo vetwm në Serbi, por edhe në Banja Luka, në kryeqytetin e Republika Srbska të Bosnjë-Hercegovinës.

Është natyrisht portali i Kremlinit që ka dhe emrin e vaksinës, që thekson se kontejneri mbërriti në Sarajevë dhe është gati për t’u nisur me kampionë për në kryeqytetin e pjesës serbe të Bosnjës, ku Rusia ka “ishullin e saj” të influencës.

Dusko Peroviç, kreu i Përfaqësisë së Republika Srpska në Moskë i tha Sputnik se kontingjenti i dytë i vaksinave ruse kundër virusit korona duhet të mbërrijë në gjysmën e dytë të shkurtit.

Kreu i Departamentit për Komunikime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Autoritetin e Tatimeve Indirekte të BiH, Ratko Kovaçeviç, konfirmoi për se vaksinat janë në aeroportin e Sarajevës, në një dhomë nën një regjim të temperaturës.

“Duke marrë parasysh që është një import emergjent, një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë të Republika Srpska pritet që vaksinat të dërgohen në Banja Luka”, tha Kovaçeviç.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia, Republika Srbska dhe Mali i Zi ka shprehur gatishmërinë për të marrë vaksinën ruse kundra koronavirusit.

Shqipëria e ka refuzuar atë publikisht nëpërmjet Kryeministrit Edi Rama, i cili ju përgjigj negativisht ambasadës ruse, duke e cilësuar madje edhe si provokacion./GazetaShqip