Papa Leo i ka shprehur Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gatishmërinë e Vatikanit për të pritur bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga një deklaratë zyrtare e Vatikanit, ku theksohet se gjatë takimit dy liderët diskutuan edhe për “nevojën urgjente për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Takimi u zhvillua në Castel Gandolfo, një qytet i vogël malor pranë Romës, ku Papa po qëndron për pushime dyjavore.
Zelensky ndodhet në Itali për të marrë pjesë në një seminar dyditor, më 10 dhe 11 korrik, i fokusuar tek rimëkëmbja dhe rindërtimi afatgjatë i Ukrainës pas pushtimit rus.
