Numri i të vrarëve pas një sulmi rus ndaj një autokolone të civilëve ukrainas, që po largoheshin nga rajoni lindor i Kharkiv është përkeqësuar.

Viktimat janë rritur në 24, përfshirë një grua shtatzënë dhe 13 fëmijë.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori Oleg Synegubov, i cili theksoi se sulmi u krye nga një distancë e afërt, që do të thotë se civilët ishin shënjestra kryesore.

“Të tilla janë pasojat e tmerrshme të bombardimit të një kolone prej shtatë makinash nga pushtuesit midis fshatrave Kurylivka dhe Pishchane, në rrethin Kupyansk. Rusët qëlluan mbi civilët pothuajse nga një distancë e afërt,” tha guvernatori, duke specifikuar se ” bombardimi u zhvillua më 25 shtator rreth orës 9”.