Presidenti Joe Biden ka kërkuar që Kongresi Amerikan të miratojë një ligj për të rivendosur Roe V. Wade. Me anë të një postimi në Twitter, Biden shkruan se nëse Kongresi do e miratojë rivendosjen e këtij ligji, atëherë ai do e firmosë atë. 

Kongresi duhet të miratojë një ligj që rivendos Roe v. Wade. Nëse e bëjnë, unë do ta firmos.

Përplasja e fundit e SHBA-së mbi të drejtat riprodhuese të grave vjen pothuajse një vit pasi Gjykata e Lartë e mbizotëruar nga konservatorët përmbysi vendimin historik Roe kundër ëade që sanksiononte të drejtën e një gruaje për të abortuar për gjysmë shekulli.