Ka ndërruar jetë në moshë 65-vjeçare ish- ministri i Jashtëm në qeveritë e Berlusconit, Franco Frattini.

Frattini ishte i shtruar në spitalin Gemelli në Romë, pasi po trajtohet për problemet shëndetësore  dhe nuk ka mundur të ia dalë.

“Lamtumirë Franco. Ti na lë në natën më të veçantë dhe të jashtëzakonshme të vitit, ndoshta sepse ke qenë gjithmonë një person i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka shkruar në rrjete sociale ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Frattini nga 14 janari ishte kryetar i Këshillit të Shtetit.