Gjermani


westerwelleIsh-ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi humbi betejën me leukeminë. Ai vdiq në moshën 54-vjeçare. Westerwelle ka qenë shef i diplomacisë gjermane nga viti 2009 deri në vitin 2013, si dhe zëvendëskancelar i Angela Merkelit nga viti 2009 deri në vitin 2011. Ai gjithnjë ka mbështetur politikat integruese të Kosovës, ndërkohë që e ka vizituar disa herë shtetin më të ri ballkanik. Si ministër i Jashtëm, Westerwelle mbrojti me forcë kulturën e përmbajtjes ushtarake dhe kundërshtoi ndërhyrjen e NATO-s në Libi në vitin 2010. Ai ishte shtruar në një klinikë në Këln për t’u kuruar nga leukemia, por nuk ia doli dot që të fitonte betejën. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë shkuar në familjen e tij nga politikanët shqiptarë dhe kosovarë.