Një 22-vjeçar i njohur në rrjetet sociale me emrin Noah Segsy është gjetur pa shenja jete në një pishinë në Paralimni të Qipros.
Ricardo Staudt, i cili kishte të paktën 300 mijë ndjekës online dhe krijonte përmbajtje në platformën “OnlyFans”, u nxor pa ndjenja nga pishina e një kompleksi apartamentesh më 24 gusht, rreth orës 21:20.
I riu u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, mjekët konstatuan vdekjen e tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Pas lajmit të trishtë, një mik i nënës së 22-vjeçarit ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe varrimit.
Në apelin për ndihmë, familja e përshkruan humbjen si të papritur dhe të dhimbshme, duke kërkuar mbështetje për t’i dhënë të riut lamtumirën e fundit me dinjitet.
