Jo Lindner, i njohur si influencuesi i bodybuilding “Joesthetics”, ka vdekur në moshën 30-vjeçare.
Gjermani kishte krijuar një numër të madh ndjekësish në Instagram prej 8.6 milionë, duke postuar shpesh për stërvitjet e tij në palestër dhe regjimin e stërvitjes.
E dashura e tij, Nicha në një postim në Instagram për bodybuilderin e ndjerë tha se një aneurizëm(zgjerim i enëve të gjakut) shkaktoi vdekjen e tij.
Ajo tha se Jo ishte ankuar për dhimbje në qafë vetëm disa ditë më parë.
Në postimin e fundit në mediat sociale, Lindner tregonte përpjekjet e tij të fundit të fitnesit pas një viti pushim nga bodybuilding intensiv.