Ish-balerina ukrainase, Ganna Ziuzina, do të përballet me drejtësinë britanike, pai akuzohet nga familjarët e ish-bashkëshortit të saj britanik, se qendron pas vdekjes së tij. 28-vjeçarja akuzohet nga nëna dhe vëllai i ish-bashkëshortit të saj 47-vjeçar, se qendron pas vrasjes së tij, ngjarje kjo e ndodhur në Ukrainë.
Ajo është cilësuar si "Vejusha e zezë", pas raportimit të një gazetari, se ish-bashkëshorti i saj biznesmen ishte vrarë dhe pas vrasjes mund të qendronte pikërisht ajo. Ziuzina pas vdekjes së të shoqit, trashëgoi 1.5 milionë euro nga ky i fundit, dhe kjo dyshohet nga familjarët e të ndjerit, të jetë arsyeja e vrasjes së tij.
Familjarët e të ndjerit thonë se 28-vjeçarja ishte martuar me të shoqin britanik vetëm për paratë e tij dhe se ai ishte gati duke e lënë atë, ndaj dhe është vrarë. Nga ana tjetër Ziuzina thotë se ata duheshin dhe raportimet se ajo u martua vetëm për lekët e të shoqit, janë të pavërteta.
[gallery ids="887203,887202,887204,887208,887206,887207,887209,887211"]