Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një 34-vjeçare është vrarë me thikë nga vëllai i saj.
Sipas mediave italiane, Alice Scagni doli në rrugë për të takuar vëllanë e saj, por pas një debati të ashpër, Alberto Scagni nxori nga xhepi një thikë dhe e goditi disa herë.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar menjëherë patrullën e policisë dhe ambulancën, por e reja kishte ndërruar jetë në vend. Dyshohet se dëshmitarë i kësaj ngjarjeje horror ka qenë dhe bashkëshorti i viktimës.
Gjithshtu mediat vendase shkruajnë se autori i krimit ka tentuar që të arratiset, por është arrestuar pak metra larg vendit të krimit.
Referuar mediave fqinje, sherri i mbrëmshëm që përfundoi në fatal për të renë, nuk ka qenë i vetmi me të vëllanë, pasi edhe në të shkuarën ata kanë pasur marrëdhënie të tensionuara.