Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij po avancon në ndërtimin e aleancave të reja me vendet arabe, në një kohë tensionesh në rritje në rajon.

Sipas tij, disa vende arabe po shqyrtojnë mundësinë për të bashkëpunuar më ngushtë me Izraelin, madje edhe në aspektin ushtarak. “Ne vazhdojmë të krijojmë aleanca me vendet arabe që po shqyrtojnë mundësinë e luftës përkrah nesh”, u shpreh ai.

Netanyahu nuk kurseu kritikat ndaj liderëve evropianë, të cilët i cilësoi si të dobët në qëndrimet e tyre ndaj Iran.

“Simboli i dobësisë së udhëheqësve evropianë është se ata më thonë privatisht se e dinë, por kanë frikë të flasin ose të veprojnë kundër Iranit”, deklaroi ai.

Kryeministri izraelit theksoi se, ndryshe nga Evropa, Izraeli po vepron me vendosmëri dhe pa hezitim, duke shtuar se kjo qasje po sjell ndryshime në ekuilibrin strategjik në rajon.

“Ne e dimë, nuk kemi frikë dhe po veprojmë. Kjo po çon në një ndryshim në ekuilibrin strategjik. Ne po krijojmë aleanca që dikur dukeshin të pamundura”, përfundoi Netanyahu.