
Ivanka Trump u fotografua mbrëmë duke mbërritur në apartamentin e saj në Manhattan. Kjo është hera e parë që e bija e presidentit Trump fotografohet në Nju Jork, që prej nisjes së pandemisë në fillim të këtij viti.
38-vjeçarja mori vëmendjen e mediave, veshur mjaft thjeshtë. Ivanka mbante veshur një palë xhinse të zeza dhe një bluzë gri, ndërsa maskën nuk e hoqi për asnjë moment.
Kjo javë ka qenë mjaft e ngjeshur për të, pasi është angazhuar fort në fushatën elektorale për të atin, Donald Trump.




