Ka zgjatur vetëm 30 minuta seanca paraprake gjyqësore, për lideri ne arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij. Sipas mediave të huaja, si Maduros asht udhe bashkëshortja e tij Cilia Flores u deklaruan të pafajshëm, duke mohuar akuzat për të cilat u arrestuan.

“Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë, presidenti i vendit tim”, tha ai nëpërmjet një përkthyesi.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Maduros u ndal tek ligjshmëria e arrestimit, të cilin ai e cilësoi si “rrëmbim ushtarak”. Ai gjithashtu tha se lideri venezuelian ka disa probleme dhe kërkon të marrë ndihmën e duhur mjekësore gjatë paraburgimit.

“Ai ka mavijosje të rënda në brinjë dhe do të na duhet vëmendja e duhur”, thotë Mark Donnelly.