Forcat ukrainase vijojnë rezistencën ndaj Rusisë, ndërsa janë të shumta dëmet që i kanë shkaktuar kësaj të fundit.

Së fundmi, “Daily Mail” ka publikuar një video ku shfaqet një pilot rus duke ju lutur ukrainasve për mëshirë, pasi avioni i tij u rrëzua dhe ai i kap rob.

“Po ndiqnim vetëm urdhra” dëgjohet të thotë ai, teksa qëndron i ulur në gjunjë.

Në disa pamje të tjera shihet një tjetër pilot rus, të cilin ukrainasit e kanë mjekuar edhe avioni i tij u rrëzua. Me një fashë rreth kokës, ai tundi kokën i lodhur ndërsa trupat ukrainase i bënin pyetje. 

Pamjet erdhën në një ditë kur forcat ajrore ruse humbën deri në tetë avionë luftarakë, ndërsa duket se dhe ushtria po I kthehet kundër Putinit.

Në një tjetër zhvillim të jashtëzakonshëm dje, Putin u vu nën presionin e ushtarëve të tij për të ndaluar luftën. Në një konferencë shtypi në Kiev, trupat ruse të kapur dënuan misionin dhe u bënë thirrje bashkëqytetarëve të tyre të mblidhen kundër konfliktit. 

Andrey Chuvatarevsky, një ushtar që shërbeu me kontratë në rajonin e Moskës, tha: “Rusët, bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar këtë luftë. As Ukraina dhe as Rusia nuk kanë nevojë për këtë luftë. Vetëm Putinit i duhet kjo luftë.”– deklaroi ai.