Ai e pëlqente luksin, firmat e shtrenjta të stilistëve dhe atletet Prada, Louis Vuitton.

Dhjetëra këpucë u gjetën në shtëpinë e përdorur nga bosi Messina Denaro në vitin e fundit, në Campobello di Mazara, një qendër 8 kilometra larg qytetit të kumbarit, Castelvetrano.

Në shtëpi, një apartament në zemër të qytetit, i rrethuar me ndërtesa, kishte edhe pilula për të përmirësuar marrëdhëniet seksuale dhe prezervativë, shenjë se pasioni i njohur i bosit të drogës për gratë nuk u zbeh as gjatë kohës së fshehjes. 

Magjistratët po përpiqen të rindërtojnë nëse ai kishte patur kontakte e marrëdhënie me femrat gjatë kësaj kohe.

Shtëpia, e rregullt, e pastër dhe me frigorifer plot me ushqime, ishte në emër të Andrea Bonafede , një topograf që i kishte “huazuar” identitetin e tij Messina Denaros.

Gjithashtu u gjetën parfume dhe syze të shtrenjta – një pasion i vjetër i tij.
Mesa duket Messina Denaro, të cilës i është gjetur një celular i cili do të ekzaminohet, ka bërë një jetë absolutisht normale, shkruan Corriere della Sera.

Ai dilte, shkonte në pazar. Por asnjë nga fqinjët e tij nuk dyshoi se njeriu fqinj ishte bosi i bosëve të Cosa Nostra.

Gjatë kontrollit, në banesë nuk u gjet asnjë dokument dhe kjo i shtyn hetuesit të hipotezojnë se bosi përdori një vend tjetër për të fshehur thesarin e tij .