Lufta nuk sjell asnjëherë asgjë të mirë, jo vetëm për popullsinë që sulmohet, por edhe për ata që sulmojnë.

Rusët janë shembulli më i mirë për këtë, teksa së fundmi raportohet se njerëzit në vendin e Vladimir Putin po vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni për shkak të konfliktit me Ukrainën.

Megjithatë, udhëheqësit kanë gjetur një një zgjidhje të pazakontë për të relaksuar qytetarët.

Sipas mediave vendase, në vend janë hapur një seri klinikash seksi të mbushura me lodra seksi në të gjithë qytetet kryesore të Rusisë.

Arsyeja e saktë nuk është bërë e ditur, por raportohet se klinikat do të mbushen me seksologë që të mësojnë njerëzit si të përdorin “vibratorë dhe dildo”.

Plani u miratua nga Ministria e Shëndetësisë e Rusisë më 1 korrik, por mjekët janë të hutuar nga arsyet për të.