Rusia po tregohet e pamëshirshme në ditën e tetë të luftës në Ukrainë. Një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës është goditur nga granatimet gjatë një sulmi ajror sot mëngjes. Këtë lajm e ka bërë me dije Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat.
Imazhet nga Chernihiv tregojnë re tymi të zeza, zjarrfikës dhe punonjës të urgjencës në vendngjarje.
Sipas njoftimeve, gjashtë depozita karburanti prej 5000 metër kub secila janë në flakë. Dëmet pritet të jenë të rënda pasi sulmi ka qenë në rezervuarët e naftës që do të rrisë flakët dhe do të rezultojë në përhapjen e flakëve si kërcënim.
Sipas Iryna Shchukina, një zëdhënëse për SES të rajonit, sulmi ndodhi rreth orës 8:10 të mëngjesit (koha e Ukrainës). Nëntë njësi dhe 25 persona po punonin në depon e naftës që u sulmua.