Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri privat pranë heliportit të Sifnos, në zonën e Tholos, në Greqi. Viktimat janë piloti i helikopterit dhe pesë pasagjerët që ndodheshin në bord. Sipas informacioneve paraprake, helikopteri, i cili ishte nisur nga Markopoulo, u rrëzua gjatë përpjekjes për ulje në ishull.

Menjëherë pas rrëzimit shpërtheu një zjarr, ndërsa helikopteri përfundoi pranë banesave. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit, të cilat nisën menjëherë operacionet për shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen e personave nga rrënojat. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit. Informacionet mbi identitetet e viktimave dhe rrethanat e sakta të aksidentit pritet të bëhen të ditura në vijim.