Një aksident i rëndë ka ndodhur në Stamboll, kur një autobus urban u përplas në një stacion të mbushur me njerëz, duke vrarë një grua dhe duke plagosur katër persona.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Çekmeköy, teksa fillimisht raportohet se shoferi i autobusit debatoi me një motoçiklist gjatë drejtimit të automjetit, për çështjen se kush kishte përparësi.
Gjatë përleshjes së ashpër, dyshohet se shoferi është kthyer nga ana tjetër drejt motoçikletës, por ka humbur kontrollin. Autobusi fillimisht është përplasur me tre automjete të parkuara përpara një qendre mjekësore dhe më pas është përplasur me një stacion autobusi ku po prisnin pasagjerët.
Menjëherë më pas, u publikuan video nga brenda autobusit, duke kapur momentin e përleshjes dhe humbjes së kontrollit. Gruaja që u rrëmbye nga autobusi u dërgua në spital në gjendje kritike, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Katër persona të tjerë u plagosën, ndërsa si shoferi i autobusit ashtu edhe motoçiklisti u arrestuan nga autoritetet.