Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Poblenou të Barcelonës, ku dy persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Mediat e huaja raportojnë se policia u njoftua nga enaxherët e një parkingu se një person po drejtonte makinën në mënyrë të çregullt dhe me shpejtësi të lartë. Pasi efektivët iu vunë pas, shoferi u përpoq tu shpëtonte por gjatë rrugës u përplas me një makinë që ishte ndaluar në semafor, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve. Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe nxorën të plagosurin, i cili u dërgua me ambulancë në spital.
Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar ndonjë substancë dhe po drejtonte në këtë mënyrë apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.
