Piloti profesionist Sam Fenech ka humbur jetën gjatë një gare në Australi, pasi makina e tij ishte me shpejtësi 320 km/h dhe humbi kontrollin.

Një video e publikuar nga mediat vendase tregon pamje nga momenti kur makina del jashtë pistës së garës, duke goditur gardhin dhe duke përfunduar e shpërbëre totalisht. Gara me makina u zhvillua në lindje të Brisbane, ku piloti kishte emër shumë të respektuar dhe të gjithë prisnin me padurimim momentet spektakolare, që ai dhuronte në pistë. Mjerisht, vdekja për Fenech, një nga pilotët më të njohur të Australisë, ishte e menjëhershme.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:00 (koha australiane) të shtunën dhe shënon garën e fundit të Fenech. Viktima po ngiste një Chevrolet Camaro dhe kundërshtari i tij ishte Kelvin Lyle dhe po ngiste një Ford Mustang.

Vdekjen e pilotit e kanë bërë të ditur organizatorët e garës “The Willowbank Raceway” me postimin e tyre në rrjetet sociale: “Me pikëllim të madh njoftojmë se piloti i Fabietti Racing Doorslammer, Sam Fenech, iu nënshtrua lëndimeve gjatë garës dhe ndërroi jetë. I dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes së tij dhe gjithë ekipit të Fabietti Racing”.