Policia britanike arrestoi aktivisten suedeze Greta Thunberg në Londër, në një protestë pro-palestineze.

Thunberg u arrestua sipas ligjeve kundër terrorizmit për mbajtjen e një pankarte ku thuhej se ajo mbështeste të ndaluarit në lidhje me “Palestine Action”, të cilën qeveria britanike e ka shpallur organizatë terroriste. Një zëdhënës i bashkisë së Londrës tha se dy persona ishin arrestuar për hedhjen e bojës së kuqe në një ndërtesë.

“Pak kohë më vonë, një grua 22-vjeçare gjithashtu shkoi në vendngjarje. Ajo u arrestua për shfaqjen e një objekti në mbështetje të një organizate të ndaluar”-, tha një zëdhënës i policisë në një deklaratë.

Organizata “Mfend Our Juries” tha se e kishte shënjestruar ndërtesën sepse ajo përdorej nga një kompani sigurimi, e cila, sipas saj, ofronte shërbime për degën britanike të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems.