Një zjarr i vogël në një avion të kompanisë “Turkish Airlines” pasi u ul në aeroportin e Kathmandu.
Autoritetet u detyruan të mbyllnin përkohësisht aeroportin për rreth një orë deri në vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas aviacionit civil të Nepal, zjarri shpërtheu në marshin e uljes së pasëm të djathtë të avionit tip Airbus A330-300, i cili kishte fluturuar nga Istanbul drejt Katmandusë.
Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull, deklaroi se të gjithë 277 pasagjerët dhe 11 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për të lënduar.
Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin, ndërsa aeroporti rifilloi operimet normale pas përfundimit të procedurave të sigurisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.
Turkish Airlines aircraft’s tyres caught fire while landing at Tribhuvan International Airport in Kathmandu, Nepal. All passengers and crew were safely evacuated, police say. – ANI@ScopeReport_ pic.twitter.com/ZxL3ZLF3wR
— Open Source Intel (@Osint613) May 11, 2026
