Nju Jork para disa ditësh u zgjua në tym të dendur, sa që mezi ishte i dukshëm për pjesën më të madhe të ditës e gjithë hapsira ajrore dhe era e tymit ishte e fortë, ndërsa autoritetet bënë thirrje për të evituar lëvizjet e shpeshta në natyrë edhe për dy ditë. Sipas tyre tymi nga zjarret kanadeze mund të ndikonte në shëndetin e miliona njerëzve në SHBA, që kanë probleme me mushkritë.

Të nxitur nga nxehtësia rekord dhe kushtet e thata, zjarret që po djegin malet me pyje për rreth në Quebec, tashmë po prekin miliona njerëz deri në Karolinën e Veriut, thonë autoritetet amerikane. Për këtë janë ngritur në nivelin “portokalli” edhe alarmet për cilësinë e ajrit pasi mjegulla e dendur e tymit po vështirësonte frymëmarrjen e njerëzve të sëmurë me zemër dhe probleme në mushkëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Por mesa duket gjithçka nuk mbaron këtu, Nju Jorku duket se nuk po gjen qetësi. Pas tymit për shkak të zjarreve në Kanada, Manhattani është mbushur tashmë nga një tufë bletësh që fluturonin ngado, gjë që për qytetarët nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Tufa e madhe e bletëve fluturoi përreth 15 minuta në Manhattan, por fatmirësisht askush nuk u lëndua, pasi ato nuk ishin të dëmshme.