
Teksa gjithë bota “zien” nga frika e një lufte të mundshme bërthamore, duket se presidenti rus Vladimir Putin është më i relaksuar për këtë çështje.
Kjo u vërtetua gjatë daljes së tij të fundit, ku ai guxoi madje të tallej e të bënte shaka me përdorimin e armëve bërthamore. I ftuar në një emision në televizionin shtetëror rus, ai është pyetur për mundësinë e një lufte bërthamore, në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit për luftën në Ukrainë.
Në një video të shkurtër të shpërndarë në internet, intervistuesi Fyodor Lukyanov i thotë Putinit: “Ne u bëmë pak nervoz duke kujtuar komentet tuaja në këtë ngjarje katër vjet më parë se ‘të gjithë do të përfundojmë në parajsë’. Nuk e kemi me nxitim këtë apo jo?”
Presidenti rus qëndron i heshtur dhe hedh shikimin drejt publikut, duke bërë një pauzë rrëqethëse prej 10 sekondash. Intervistuesi e thyen tensionin duke thënë: “Ti po mendon. Kjo në vetvete është disi alarmante.”
Putini më pas përpiqet të bëjë një shaka për luftën bërthamore, duke buzëqeshur përpara se të shtojë: “Unë e bëra këtë me qëllim për t’ju alarmuar.”
Më pas ai qesh me vete, ndërsa prezantuesi dhe publiku qeshin me nervozizëm.
There aren’t many things less funny than Vladimir Putin attempting to joke about nuclear war pic.twitter.com/AcqYZs5fBe
— Francis Scarr (@francis_scarr) October 27, 2022
Në një nga paraqitjet e tij më të gjata publike që nga fillimi i pushtimit të tij më 24 shkurt, Putin pretendoi se bota po përballet me dekadën e saj më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore, duke shtuar frikën.