Britanikët duket se janë ‘xhindosur’ pas videos ku Meghan Markle imiton mbretëreshën e ndjerë.
Në një videoklip që është bërë viral në rrjetet sociale, Markle shihet duke qeshur në mënyrë të pakontrolluar teksa përshkruante se si Princi Harry e kishte prezantuar atë me Mbretëreshën Elizabeth II.
Përdoruesit e rrjetit kritikuan Markle për ‘talljen e saj’ ndaj Mbretëreshës në shfaqjen e re që ka marrë kritika të panumërta edhe pse në të njëjtën kohë edhe ka thyer rekordet si seriali më i ndjekur në Netflix.
Meghan Markle mocking the late Queen but don’t forget she still wants her title as the DUCHESS OF SUSSEX pic.twitter.com/Gn7m2gg0gW
— Ben Kew ? (@ben_kew) December 8, 2022
Ish-aktorja Meghan Markle ka ngritur polemika për talljen e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II dhe mosrespektimin e traditave të familjes mbretërore.
Ajo i bëri komentet fyese gjatë episodit të dytë të serialit të ri dokumentar të Netflix me titull, “Harry & Meghan”.
“Ishte kështu… Sikur të isha e përulur sikur të isha… Kënaqësi që ju takova…Madhëri? A ishte në rregull?” Meghan Markle u dëgjua duke thënë. Princit Harry dukej se nuk i pëlqeu ideja që gruaja e tij tallej me traditat e tij familjare apo dhe besimet kulturore.
Sidoqoftë, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk u impresionuan nga ‘humori i saj i sforcuar’.
“Meghan Markle duke u tallur me mbretëreshën e ndjerë, por mos harroni se ajo ende dëshiron titullin e saj si DUKESH E SUSSEX-it”, shkroi redaktori i “El American”, Ben Kew.Ndërsa, gazetari Colin Brazier theksoi se: “Nuk ka asgjë më private se një martesë. Por, sinqerisht, si i pajton Harry vlerat që ai përqafonte dikur – duke përfshirë betimin e një oficeri të ushtrisë për të mbrojtur Mbretëreshën – me përbuzjen e gruas së tij jo aq të fshehtë për gjërat për të cilat përfaqësonte monarku ynë i ndjerë.”
Në vazhdim, gazetari Benjamin Butterworth tha se: “Kjo është thjesht e shëmtuar dhe e papërshtatshme. Meghan duket si një bullizues shkolle.”
“Dhe ja, Meghan Markle duket se po tallet me Mbretëreshën në atë dokumentar, por nuk e vura re që ajo kishte një problem me monarkinë kur ata i dhanë asaj një dasmë shumë milionëshe që dukej më e madhe se një cirk! Le të mos harrojmë fustanin mbretëror më të zymtë të nusërisë që kam parë ndonjëherë!”, tha një tjetër përdorues duke dashur të vë në pah ‘hipokrizinë e saj’.