Një video e rëndë po qarkullon në mediat sociale, në të cilën tregohet se si një burrë lag me ujë një grua të pastrehë që është ulur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në San Francesko, SHBA, ndërsa një kalimtar rasti kishte filmuar gruan e cila qëndronte e ulur në asfalt para lokalit të burrit që e spërkati me ujë. Ai duket se i bërtet asaj që të largohet, duke i drejtuar dhe tubin e ujit me të cilin po lante rrugën.

Ai deklaroi se gruaja refuzonte të largohej nga rruga dhe prandaj ai e spërkati me ujë, dhe nëse do t’i jepej mundësia do ta bënte sërish të njëjtin veprim.