Një bandit nisi një sulm me shishe qelqi në një tren duke goditur një pasagjer në kokë derisa shishja u thye. Thomas Craig, 48 vjeç, mund të shihet duke mbajtur shishen në dorën e djathtë përpara se të hidhej mbi viktimën e tij.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan momentin kur ai ndërroi bluzën e tij të lagur me gjak vetëm për t’u arrestuar në ndalesën tjetër. Craig, nga Walton Street në East Renfrewshire, u shpall fajtor për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë më 28 nëntor pas një gjyqi katër-ditor në Gjykatën e Lartë të Glasgow.
Gjykata dëgjoi se si ai kishte qenë i dehur në tren dhe filloi të fliste me pasagjerë të tjerë që ishin ulur përballë tij. Brenda 10 minutave nga biseda, ai ofendoi një viktime përpara se të niste papritur sulmin, duke kërcyer nga vendi i tij dhe duke e goditur viktimën dy herë në kokë. Viktima iku me vrap nëpër tren, por Craig e ndoqi dhe vazhdoi ta godiste pa pushim me shishen derisa e thyeu.
Miku i viktimës u përpoq të ndërhynte, por u sulmua kur Craig u kthye dhe e goditi shtatë herë me grusht. Craig më pas u kthye në vendin e tij, duke e hedhur qafën e shishes drejt vendit ku ishin ulur të dy. Pastaj ai rrëmbeu telefonat e njërit prej viktimave dhe e futi në xhep.
Ai eci në tren përpara se të hiqte bluzën e tij të mbuluar me gjak, duke e zëvendësuar atë me një bluzë me kapuç të pastër nga sendet e tij. Policia tha se lëndimet e viktimës së dytë ishin aq të rënda sa ai u vendos në kujdes intensiv.




