Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas mediave vendase, raportohet se një 30-vjeçar ka qëlluar me armë një person, pikërisht para godinës së Parlamentit serb. Autori është arrestua pak pas ngjarjes, teksa i plagosuri u dërgua në spital.
Ndërkohë, një zjarr shpërtheu në tendat që ishin ngritur në zonën përreth vetëm pak sekonda pas krimit duke ngjallur më shumë panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës. Nuk dihet nëse zjarri kishte lidhje me plagosjen, pro policia po vijon hetimet.