Mediat greke kanë publikuar pamjet ku vrasësi grek kishte fshehur trupat e pajetë të katër pjesëtarëve të një familjeje shqiptare në Greqi.
Sipas të afërmve të çiftit shqiptar, Armando dhe Maria Kloci, 61-vjeçari ka pasur debate të forta me viktimat kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në lidhje me qiranë e shtëpisë. Fqinjët thonë se 61-vjeçari kishte arritur në pikën ku i kishte ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin banesës ku familja shqiptare jetonte.
Pikërisht greku që ka pranuar fajin dhe ka dëshmuar përpara policisë mbi krimin makabër i ka fshehur vikitmat në një magazinë për t’i futur në një kamionçinë për t’i larguar nga vendi i krimit. Veç vrasjes me armë të Armando dhe Maria Klocit, ai mbyti me duart dhe dy fëmijët e vegjël 1 dhe 2 vjeç. Gjithashtu ai me armën me silenciator kishte vrarë edhe kafshët e shtëpisë së fqinjëve për mos u pikasur.
Por ky skenar i largimi të trupave pajetë i është prishur, pasi në vendngjarje djali 11-vjeçar i familjes, i cili i shpëtoi masakrës, pasi ishte duke luajtur me shokët jashtë shtëpisë.
Shoku i tij rrëfen: “Ne dolëm për një shëtitje pasdite dhe në një moment shkuam së bashku në shtëpinë e tij për të marrë diçka që ai donte. Ai trokiti në derë, por askush nuk e hapi. Dhe ai na thotë të presim që të hyjë nga dritarja. Befas më thotë “hyni shpejt, diçka i ka ndodhur nënës”. Hyra nga dritarja, kërkuam në shtëpi dhe shohim fëmijën në krevat dhe menduam se po flinte. Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por anëtarët e tjerë të familjes nuk i pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli duke mbajtur vëllanë tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë”.
Mjekësia ligjore ka zbuluar edhe shkakun e vdekjes së katër pjestarëve të familjes shqiptare në Andravida të Greqisë. Ata u vranë në shtëpinë e tyre të mërkurën dhe më pas autori 61-vjeçar i vrasjes fshehu trupat, por kërkimet e policisë bënë që të gjendeshin dhe ai të arrestohej mbrëmjen e djeshme në Patra.