Një 18-vjeçar francez po përballet me ndjekje penale në Singapor, pasi dyshohet se ka lëpirë një pipëz të një makine shitëse lëngjesh dhe më pas e ka vendosur sërish në vendin e saj.

I riu, Didier Gaspard Owen Maximilien, akuzohet për shkaktim dëmesh dhe shqetësim publik. Sipas raportimeve lokale, incidenti dyshohet se është regjistruar dhe shpërndarë në rrjetet sociale më 12 mars, në një qendër tregtare në Singapor, duke shkaktuar reagime të shumta online.

Kompania operuese e makinës, iJooz, ka bërë të ditur se pas ngjarjes ka zëvendësuar të gjitha pipat e pajisjes dhe ka forcuar protokollet e higjienës dhe sigurisë. Ajo gjithashtu ka konfirmuar se ka dorëzuar një kallëzim pranë autoriteteve.

Nëse shpallet fajtor për të dy akuzat, 18-vjeçari rrezikon deri në dy vite burg, si dhe gjoba të konsiderueshme.

Sipas mediave lokale, Maximilien është student në ESSEC Business School në Singapor, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

View this post on Instagram

A post shared by Mothership (@mothershipsg)