Një video është bërë virale në Britaninë e Madhe, e cila tregon një shofer kamioni teksa përzë 4 emigrantë të paligjshëm, që i gjeti të fshehur në mjetin e tij.
Sipas mediave të huaja, video u publikua fillimisht në rrjetin social “X” dhe në të shihet shoferi ukrainas i kamionit i tërbuar, teksa u bërtet emigrantëve. Dyshohet se emigrantët janë futur në kamionin që ishte nisur për në Britaninë e Madhe nga trafikantët. Shoferi i pikasi vetëm në Calais të Francës, dhe u shokua nga zbulimi.
Në video ai shihet teksa për disa minuta i ndjek nga pas 4 emigrantët me ngjyrë dhe u bërtet për t’i larguar.