Trafiku i së dielës së Pashkëve u ndërpre në një autostradë pranë Lancasterit të Anglisë, pas një aksidenti. Bëhet fjalë për një aksident i cili thuhet se bllokoi qindra makina dhe shkaktoi vonesa të gjata të trafikut në zonë.

Korsitë ishte thënë se do të qëndrojnë të mbyllura për orë të tëra dhe shoferët duhet të përdorin rrugë të tjera. Por ajo çfarë ra në sy në këtë situatë ishte se njerëzit, përkatësisht shoferët, të gjendur në një situatë të tillë gjetën kohë të luajnë futboll.