Një pensioniste u zbrit zvarrë nga një autobus në Rusi sepse kritikoi ushtrinë e korruptuar dhe të dështuar të Vladimir Putin në Ukrainë.

Gruaja ruse pretendon se ‘gjithçka është e vjedhur’, duke i lënë trupat të luftojnë me çizme gome dhe duke u ulur në stola të prishura në tanke.

Në një udhëtim me autobus në periferi të Moskës Dolgoprudny, ajo tallej me Rusinë dhe Putinin, duke u thënë pasagjerëve: “Kjo është perandoria jonë! Perandoria? Një perandori e mbështetur mbi stola’.

Ajo filloi të fliste për korrupsionin, ndërsa fondet për modernizimin e armatimit kanë shkuar në xhepat e komandantëve.

Pas kësaj, një pasagjer mashkull iu afrua asaj dhe e tërhoqi zvarrë nga sedilja e autobusit, duke e nxjerrë jashtë.