Një virale është duke qarkulluar në rrjet.

Në video shihet se si një mace hidhet mbi imamin gjatë një namazi.

Pamjet janë filmuar nga një transmetim i drejtpërdrejtë, teksa u fiksua momenti kur një mace u hodh mbi një imam, i cili po kryente një lutje nate të Ramazanit në Bordj Bou Arreridj, Algjeri.

Imam Velid Mehsas ishte duke falur teravitë, një namaz nate që ndodh çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, kur macja u hodh mbi të dhe iu ngjit mbi supet.