Një video e rëndë është bërë virale, ku tregohet momenti i rrëzimit të një të mituri nga kati i katërt i një pallatit. Ngjarja ka ndodhur në Bogota, në Kolumbi dhe fatmirësisht, pati fund të lumtur.

Sipas mediave të huaja, një fëmijë dy vjeç, i cili ndodhej në pragun e dritares së katit të katërt të një pallati, ka rrëshqitur duke rënë nga ndërtesa. Por fatmirësisht pak para momentit tragjik, disa banorë të zonës ishin bërë të gjithë bashkë dhe ishin vendosur poshtë ambienteve të pallatit, duke e pritur të miturin.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur fëmija rrëshqet papritur nga vendi ku po përpiqej të mbahej. Fatmirësisht banorët ia dolën ta shpëtonin duke e pritur.