Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë 1-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në daljen e një supermarketi, ku e mitura ndodhej së bashku me prindërit. Teksa po dilte me nënë, një burrë i është vërsulur fëmijës dhe ka tentuar ta rrëmbejë. Megjithatë, ai është ndeshur me kundërshtimin e nënës, e cila e ka shtrënguar fort të bijën duke mos e lëshuar. Nga ana tjetër, edhe krimineli 47-vjeçar ka tërhequr fort 1-vjeçaren duke bërë që ajo të përfundojë me thyerje të femurit ose kockës së kofshës.

Babai, rojet e sigurisë dhe disa klientë ndërhynë menjëherë dhe e ndaluan burrin deri në mbërritjen e policisë. 47-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg. Ai akuzohet për tentativë rrëmbimi të rënduar dhe plagosje të rënduar.