Një rast i rëndë dhune në një azil të moshuarish është bërë publik në Britaninë e Madhe, ku viktimë është një 93-vjeçar me aftësi të kufizuara.
Sipas Daily Mail, 93-vjeçari u spërkat në fytyrë me spraj me piper përpara se të qëllohej me një armë elektrike dhe të goditej me shkop gome, nga oficerët e policisë. Donald Burgess, i cili ka vetëm një këmbë, dyshohet se u sulmua nga oficeri Stephen Smith dhe oficerja Rachel Comotto.
Stafi kishte thirrur policinë pasi Burgess kishte plagosur me thikë një punonjëse kujdesi, pasi ajo kishte tentuar ta ushqente. Kujdestarët më pas e çuan me karrocë përsëri në dhomën e tij dhe u përpoqën për gjysmë ore ta qetësonin përpara se të telefononin policinë.
Sipas raportimeve, i moshuari nuk ishte shumë i vetëdijshëm për veprimet e tij. Burgess ishte ulur në karrocën e tij me rrota duke mbajtur një thikë të vogël me dhëmbëza kur oficerët hynë në dhomë.
Ata nuk folën me stafin dhe as nuk i shpjeguan 93-vjeçarit pse ishin atje, por i kërkuan të lëshonte thikën.