Një video e rëndë është bërë virale në Itali, ku shfaqen disa adoleshente duke rrahur një bashkëmoshatare të tyre.
Sipas mediave vendase, sherri midis vajzave ka ndodhur në zonën e Salernos, ku 3 adoleshente rrahin egërsisht bashkëmoshataren e tyre.
Në video vajza duket teksa përpiqet të mbrohet nga grushtet dhe shkelmat e 3 vajzave por pa sukses. Kalimtarët nuk ndërhyjnë për të ndaluar vajzat, por thjesht shikojnë dhe disa filmojnë. Videot më në fund arritën në dorë të policisë, e cila identifikoi dhe ndali vajzat. Ato rezulton se ishin të gjitha 14-vjeçare dhe në fakt vajzën e kanë dhunuar dhe më parë, ndërsa në shkollë e bullizonin gjatë gjithë kohës.