Një sherr i dhunshëm ka ndodhur në destinacionin e njohur turistik Antalia, ku janë përfshirë disa turistë britanikë dhe disa shitës vendas.

Sipas mediave britanike, përleshja filloi jashtë një butiku në rrugën “Ataturk”, kur një grup prej gjashtë britanikësh filluan të ziheshin me një shitës.

Videoja tregon pronari ne dyqanit që ishte ulur jashtë biznesit dhe në një moment, një prej turistëve e godet duke bërë që ai të rrëzohet në tokë. Të përfshirët në sherr filluan të qëllonin me shkopinj dhe objekte të ndryshme ndaj njëri-tjetrit, ndërsa kalimtarët shikonin kaosin që shpalosej në mes të rrugës së ngarkuar. Sherri përfundoi me grupin e turistëve që u tërhoq në një hotel aty pranë. Mediat turke raportuan disa të plagosur dhe autoritetet vendosën një bllokim tre-ditor të biznesit ku filloi sherri.