Një video e rëndë është publikuar në internet, duke ngritur frikën mbi atë se çfarë po ndodh në Gaza, pas tërheqjes së forcave izraelite në Palestinë.

Duket se Hamas po tenton në çdo mënyrë të mbajë pushtetin, duke përdoru forcë dhe dhunë. Në video, shihen disa burra palestinezë që po ekzekutohen nga luftëtarët e Hamas, me arsyetimin se janë bashkëpunëtorë të Izraelit.

Burrat mund të shihen të gjunjëzuar në tokë me duart pas shpine. Militantët e armatosur, disa prej të cilëve mbajnë shirita koke në stilin e Hamasit, qëndrojnë pas viktimave me fytyrat e mbuluara përpara se të dëgjohen të shtëna dhe shtatë burrat e gjunjëzuar të bien në tokë. Turmat bërtasin ‘Allahu Ekber’, ose Zoti është i Madh, dhe i quajnë burrat e ekzekutuar ‘bashkëpunëtorë’ ndërsa filmojnë skenat e tmerrshme në telefonat e tyre celularë.

Videoja, që mendohet se është kapur në Gaza të hënën, ka ngjallur shqetësim midis vëzhguesve, duke ardhur vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Trump që synonte t’i jepte fund dhunës më shumë se dy vjeçare.

Ajo u shfaq gjithashtu mes raportimeve se Hamas ka thirrur rreth 7,000 anëtarë të forcave të saj të sigurisë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të liruara së fundmi nga trupat izraelite. Analistët janë po aq të shqetësuar se marrëveshja e paqes e Trump mund të vihet në rrezik nga dështimi i Hamasit për të kthyer trupat e të gjithë 28 pengjeve izraelite që vdiqën në robëri.