Dy motra janë arrestuar në Angli, të akuzuara për sulmin brutal ndaj shoqes së tyre gjatë një nate, kur kishin dalë për të festuar një ditëlindje.

Pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë kapën Charlotte, 34 vjeç dhe Katrina Whitham, 30 vjeç, duke e sulmuar dhunshëm 38-vjeçaren. Videoja tregon dyshen duke e grushtuar dhe duke i tërhequr flokët vajzës pas një debati verbal, në rrugën “Watergate”, në Cheshire. Ato kishin dalë me shoqen për të festuar ditëlindjen e Katrinës dhe kishin kaluar nëntë orët e mëparshme duke pirë.

Motrat më pas largohen përpara se Charlotte të shihet duke e rrëzuar shoqen e tyre në tokë pasi viktima u bërtiti dhe Katrina e qëllon brutalisht me 23 grushte në fytyrë. Katrina më pas shkel dy herë në krahun e gruas duke u përpjekur ta thyejë përpara se t’i shkelë në kokë, duke e lënë pa ndjenja ndërsa kalimtarët nxitojnë për ta ndihmuar viktimën.

Pas sulmit, motrat u paraqitën në Gjykatën e Kurorës në Chester më 17 dhjetor, ku Charlotte u burgos për dy vjet dhe Katrina, tetë muaj.