Një incident i rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një automjet ka marrë përpara një turmë tifozësh futbolli.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon një makinë që kalon me shpejtësi përmes turmës, teksa tifozët po festonin së bashku në vendpushimin e njohur turistik të “Cabo San Lucas”, pasi Meksika fitoi një ndeshje të Kupës së Botës. Incidenti la disa persona të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Hetimet mbi shkaqet vijojnë, teksa nuk ka raportime për persona të ndaluar nga autoritetet vendase.

“Sipas informacioneve fillestare, automjeti ishte i rrethuar nga një grup personash dhe, për arsye që pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente, ai kaloi përmes turmës, duke plagosur disa persona”-, thuhet në njoftimin e Bashkisë.