Janë publikuar pamje të rënda nga ngjarja e ndodhur sot në Austri, ku një 22-vjeçar vrau 10 persona brenda shkollës së mesme në Graz.
Mediat e huaja kanë publikuar një video, ku shihet se si nxënësit fshihe në një klasë, teksa në sfond dëgjohen të shtënat me armë. Më pas, nxënësit shihen duke vrapuar në një korridor, ndërsa shoqërohen jashtë ndërtesës nga policë të armatosur rëndë.
Një tjetër video shqetësuese tregon trupa të plagosur të rreshtuar në barela, ndërsa dhjetëra ndihmës mjekësorë kujdesen për ta. Imazhe dhe video të tjera që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë mjekët dhe policinë që mbërrijnë në vendngjarje, ndërsa një klip tjetër tregon një helikopter që fluturon mbi zonë.
Dhjetë persona janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur në një shkollë në qytetin jugor austriak, pasi një ish-nxënës ka qëlluar me armë zjarri sot. Autori raportohet se ka kryer vetëvrasje pas ngjarjes, teksa thuhet se shkak për krimin është bullizmi që ai ka përjetuar.


