Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zvicër gjatë festimeve për Viti ne Ri, që iu ka marrë jetën 10 personave.

Sipas mediave të huaja, një shpërthim i fuqishëm ka goditur një bar në resortin luksoz zviceran të skive Crans-Montana ku veç viktimave, u plagosën dhe shumë persona të tjerë. Imazhet nga mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë teksa raportet e para nga policia thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët gjatë një koncerti.

Crans-Montana është një vendpushim luksoz skijimi i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit zviceran, Bernës.