Një adoleshent afrikano-amerikan është qëlluar për vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dalaneo Martin, 17 vjeç, ishte në gjumë në një makinë të parkuar, të vjedhur kur oficerët hapën derën më 18 mars dhe hynë brenda në mjet.

Pamjet e kamerës tregojnë policinë duke hyrë fshehurazi në automjet për të arrestuar. I dyshuari, largohet me shpejtësi teksa tenton ti largohet policisë.

“Ndalo. Ndalo ose do të të qëlloj”, dëgjohet oficeri duke i bërtitur 17-vjeçarit pak momente para se ta qëllojë me armë zjarri. Polici e ka qëlluar 4 herë 17-vjeçarin duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Avokati i familjes së 17-vjeçarit kërkon që të bëhen publike detajet e punonjësit të policisë që e qëlloi dhe të ndiqet penalisht.