Një video e rëndë ka pushtuar mediat sociale, ku shfaqet një e re, e cila ndërron jetë papritur teksa po ushtrohej në palestër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ndërsa viktima është identifikuar si 28-vjeçarja Betsy Dayana Jaramillo Ramirez.

Sipas mediave të huaja, e reja dyshohet se pësoi sulm në zemër, ndërsa ndiqte udhëzimet e trajnerit për ushtrimet që po zhvillonte.

Teksa e reja rrëzohet në tokë pa ndjenja, shihen të gjithë personat e tjerë të shokuar, që e rrethojnë dhe përpiqen ta sjellin në jetë. Sipas Mexican Post, Betsy u shpall e vdekur përpara se ambulanca të arrinte në spital.