Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në qytetin Adanas të Turqisë, duke shkaktuar tronditje për të gjithë. Një ish-oficer policie qëlloi dhe vrau djalin e tij sepse dyshohet se i kërkoi para.

Sipas informacioneve nga Haberler, gjithçka filloi kur djali, Ahmet Kaan Kayhan, i kërkoi para të atit, Faruk Kayhan.

Mediat turke shkruajnë se ish-oficeri i policisë refuzoi dhe më pas të dy u grindën ashpër. Gjatë grindjes, Ahmeti, i cili dyshohet se ishte i varur nga droga, e sulmoi të atin me thikë. Më pas burri, nxori një armë dhe e qëlloi të birin.

Ahmeti u qëllua në disa pjesë të trupit dhe u shemb në një pellg gjaku. Pastaj babai thirri policinë dhe priti pranë trupit të pajetë të të birit. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, ai rrëfeu aktin e tij dhe u dorëzua.

Autoritetet konfirmuan vdekjen e Ahmetit dhe arrestuan të atin, i cili dorëzoi armën e tij. Ai u dërgua në Departamentin e Vrasjeve për t’u marrë në pyetje