
Forcat ajrore turke kanë diktuar gjashtë F16-të grekë ne detin Mesdhe njoftoi ministria e Mbrojtjes, sipas të cilës avionët luftarakë të Greqisë u ngritën nga ishuili i Kretës dhe po i afroheshin jugeperëndimit të Qipros, ku Turqia kishte lëshuar një paralajmërim Navtex.
Episodi ndodhi në 27 gusht, sipas mediave vendase; F 16-tat turq i kanë larguar avionët e tjerë, pasi mësuan se ata i përkisnin Greqisë. Disa ditë më parë, Greqia nisi një stërvitje të përbashkët me Qipron, Italinë e Francën e quajtur me emrin simbolik “Eunomia” qe ne greqisht do te thote –respektim i ligjit.
Bëhej fjalë per nje stervitje 3 ditore ne jug te Qipros ku marrin pjese forca te flotes ajrore dhe detare te kater shteteve anetare te BE me fregata e avione luftarake, per te deklaruar pranine e perbashket te tyre ne Mesdheun Lindor në kuadrin e nismes per Bashkëpunimin Katerpalesh (QUAD).
Turqia sakaq ka lëshuar një Navtex të ri për stërvitje ushtarake në Mesdheun Li ndor që zgjasin deri në 11 shtator.