Një funeral mori një kthesë të çuditshme në qytetin Manta, në Ekuador, ku një grua vendosi të bënte twerk mbi arkivolin e të dashurit të vrarë.
Video është bërë virale, ndërsa gruaja k hipur mbi arkivolin që mbahet nga dy motorë dhe kërcen nën ritmet e muzikës.
Një turmë e madhe burrash shihen duke brohoritur, ndërsa muzika vinte nga një altoparlant.
Sipas mediave të huaja, viktima është identifikuar si 38-vjeçari Marlon Mero Quijije.
Ai u qëllua tre herë në pjesë të ndryshme të trupit të tij, ndërsa ishte duke ecur në lagjen e San Jose në Manta dhe u shpall i vdekur në spital.